lady gaga

Lady Gaga shpallet femra e vitit

Billboard e ka quajtur këngëtaren Lady Gaga femrën e vitit. Revista muzikore është shprehur se Gaga e meriton plotësisht këtë vlerësim, pasi ka qenë ndër këngëtaret dhe aktoret më të përfolura gjatë 2015.

lady gaga

Sapo 29 – vjeçarja është vënë në dijeni të këtij lajmi e ka shpërndarë atë në llogarinë e saj Twitter duke shkruar: “Nuk mund ta besoj, Billboard më ka quajtur femrën e vitit. Faleminderit shumë. U jam shumë mirënjohëse”.
Presidenti i kompanisë Billboard shprehet se Gaga është një femër e vendosur dhe shumë dominuese në shijet e kulturës popullore.
Në muajin dhjetor Lady Gaga do të nderohet me një ceremoni të veçantë të organizuar nga Billboard në New York e cila për herë të parë do të shfaqet në një televizon kabllor.
E nderuara e vitit të shkuar ishte Tyalor Swift. Burime të brendshme njoftojnë se Gaga pritet të prezantojë albumin e saj solo në vitin 2016.

Nga Enida Hasa