Letizia Ortiz (8)

Letizia Ortiz me një garderobë të mahnitshme

Letizia Ortiz Rocasolano është e para mbretëreshë e Spanjës tashmë prej disa ditësh, e ardhur nga klasa e mesme por e adaptur me shpejtësi në nivelin e shtëpisë reale ku ajo u bë pjesë. A do të arrijë të bëjë për vete zemrat e populli spanjoll ajo me buzëqeshjen, mirësinë dhe bukurinë tipike qëe karakterizon? Kjo është për tu parë. Por ajo që është e sigurtë, është që ne të Runway Albania na ka joshur me stilin e saj, të thjeshtë dhe origjinal që ne do ta analizojmë në ҫdo detaj.

Një stil bashkëkohor, por në gjendje të jetë formal në pikën e duhur. Origjinale, por pa një ekstravagancë të tepruar. Joshës, por kurrë e tepruar. E kemi parë atë me fustane të gjata mbrëmjeje ashtu si po e shihni në fotot e ilustruara nga Runway, gjithmonë perfekte dhe me shije të hollë. Kostumet janë pjesa e fortë e Letizias, forma të përkryera dhe asnjëhere e zbuluar më shumë nga cfarë i lejohet një gruaje në pozicionin e saj. Por letizia nuk është vetëm zyrtare në veshjet e saj, atë e shohim në fustane me lule, shumë verore dhe feminilitet të tepruar madje, bluza dhe xhinse në jetën e përditshme për të qenë komode por gjithsesi veshur me shije dhe fine falë formave të fizikut që ajo ka. Herë pas here kapelet bëhen pjesë e aksesorëve të saj dhe mund të themi që i shkojnë shumë. Nëse rruga për Letizia Ortiz, sapo e emëruar mbretëresha e Spanjës, për të pushtuar popullin Iberik është ende shumë e gjatë (dhe kjo nuk duket aspak e lehtë), ajo për të merituar statusin e një ikone e stilit modern duket tashmë se ka bërë hapa të mëdha. Ndihmuar nga fiziku i dobët ashtu si thamë më lart, (shumë e dobët, për disa opinionistë mode) dhe nga një fytyrë shprehëse dhe simpatike, Letizia din se si të vishet në mënyrë  formale dhe elegante, por edhe di se si të interpretoj një stil më të qetë në kohën e saj të lirë, për sa “e lirë” mund të jetë koha e një mbretëreshe. Fustanet e drejta (stil tubini) dhe sidomos me ngjyrë të zezë gjithashtu janë pikat e saj e fortë. Shallet e mëdhaja me ngjyra janë aksesorët e saj për fat. E bardha, e kuqja dhe grija janë ngjyrat e saj të preferuar. Dhe për sa i përket emrave të njohur të modës?  Asnjë emër i njohur i skemës ndërkombëtare të modës në të shumtën e rasteve, rrallë herë veshjet e saj janë të stilistëve të mëdhenj. Letizia ka kohë që është besnike ndaj dizanjërit spanjoll  Felipe Varela, që prodhon për të veshje të thjeshta, lineare, por me një kthesë fine dhe sjellur çuditshëm që i përshtatet një mbretëreshe.