adriana-lima

Lima dhe Swanepoel zbulojnë se Victoria’s Secret do të mbahet në Londër

Dy yjet mahnitës ishin në dyqanin Bond Street të markave të veshjeve të brendshme “lingerie”, mëngjesin e së martës, së bashku me drejtorin e marketingut Ed Razek, kur ato njoftuan se spektakli i 2014-s do të ndryshojë ambient, nga New York City drejt kryeqytetit anglez, në Londër më 2 Dhjetor. Adriana u shpreh se “jemi tepër krenare të njoftojmë se do të jemi këtu, në Londër, këtë vit.

Show i Victoria’s Secret është më i madhi në botë sa i përket modelingut, kështu që do të jetë diçka e shkëlqyeshme që ta zhvillojmë atë në Londër. E adhuroj këtë qytet, sidomos të bëj shopping këtu!”. Jo vetëm emra si Lima e Swanepoel, por edhe modelja e momentit, Cara Delevigne, do të jetë tashmë një figurë në qendër të vëmendjes pikërisht në vendlindjen e saj, pasi ka sfiluar për Victoria’s Secret në dy vitet e mëparshme.