madonna

Madonna, imazhi i Versace

56 – vjeçarja, Madonna zëvendëson 28 – vjeçaren Lady Gaga si imazh i ri për fushatën e re të modës për Versace. Edhe pas 30 vjetësh, këngëtarja Madonna vazhdon të ketë ende kërkesa të mëdha në industrinë e modës.

Kompania Versace ka zbuluar që 56 – vjeçarja, do të jetë imazhi i ri promovues për fushatën SS15. Ideuesja, Donatella Versaçe ka zgjedhur pikërisht Madonnën, sepse beson se ajo është një “ikonë e vërtetë”.

Fotot e realizuara në New York kanë në fokus portretin unik të Madonnës. Në këto foto Madonna është e veshur kokë e këmbë me Versace nga koleksioni i fundit SS15, ku me anë të tyre tregon trupin e saj dinjitoz. Në lidhje me rolin e saj të ri Madonna është shprehur: “Është emocionuese të jesh e veshur kokë e këmbë me Versace dhe të kesh privilegjin të provosh imagjinatën e veshjeve të krijuara plot pasion nga Donatella”.
Donatella ka rrëfyer se Madonna është shfaqur 4 herë si imazh i Versace, hera e parë ka qenë në vitin 1995.

Nga Emilda Mushketa