Mario Scalia (1)

Mario Scalia “Jeta ime është rock’n’roll”

Mario Scalia lindi në Taormina të Italisë më datë 15 mars të vitit 1985. Ai filloi të merrej me modë në moshën 19 vjeçare dhe direkte u bë përzgjedhja e stilistëve më të mirë për të sfiluar me koleksionet e tyre duke filluar nga Dolce&Gabbana, Giorgio Armani, Dsquared, Pignatelli, e shumë të tjerë. I ndjekur nga shumë fansa në rrjetet sociale dhe mik i mirë i vëllezërve Dan dhe Dean Caten deri në pikën ku ndajnë dhe pushimet së bashku. Një djalë i suksesshëm, i bukur, ndër më të paguarit dhe me një karrierë gjithmonë në rritje. Ne të Runway ju sjellim një intervistë ku Mario na rrëfen sekrete nga jeta personale dhe profesionale e tij, por jo vetëm kaq. Ai tregon dhe planet e të ardhmes dhe ëndrrat për të cilat po lufton shumë për ti bërë realitet.

1.Si nis një ditë e zakonshme për Marion?
Dita ime nis me një mëngjes të bollshëm zakonisht të pregatitur nga unë vetë dhe duke lexuar gazetat online dhe kur kam paraditen të lirë pa impenjime pune, i dedikohem palestrës.

2.Cilat janë impenjimet aktuale për Marion?
Aktualisht po i dedikohem profesionit tim si model dhe ndërkohë po frekuentoj shkollën e artit për aktrim.

3.Mund të na shpjegosh si funksionon puna për një model?
Zakonisht kur kemi ditë të lira rendim pas lajmërimeve për “casting” të agjensive të ndryshme për të prezantuar book-un fotografik dhe në përpjekje për të fituar atë punë dhe në varësi të asaj që kërkohet, në ditët në vijim pregatitesh për fotot apo sfilatën e asaj çka arrite të përzgjidhesh në casting.

4.Si arrin Mario të jetë gjithmonë në superformë?
Faleminderit për komplimentin por është e vështirë të jesh në superformë. Gjithsesi harxhoj shumë kohe duke ushtruar në palestër dhe gjithashtu një dietë të mirfilltë për tu ushqyer sa më saktë dhe në mënyrë të shëndetshme.

5.E ka pasur Mario mbështetjen e familjes në atë çfar ka zgjedhur të bëj apo të është dashur të bësh vetëm dhe kundra dëshirës së familjes tënde?
Familja ime ka qenë dhe mbetet mbështetje e fortë për mua në gjithçka që zgjedh të bëj. I dua prindërit e mij me gjithë forcën time por fatkeqësisht ata ndodhen larg meje pasi jetojnë në Siçili por dëgjohemi përditë dhe tregojmë gjithçka na ndodh e bëjmë në ditët që nuk shihemi.

6.Miqtë dhe shoqëria. Sa kohë u dedikon Mario shoqërisë?
Kaloj shumë kohë me shoqërinë time dhe i jap shumë vlera shoqërisë së pastër. Un mendoj që kush gjen një mik të mirë ka gjetur një thesar, por nuk është e thjeshtë të gjesh miq të mirë.

7.Miqësia e pastër është fjalë e madhe. Ndodh që ambicia bën të largohen kolegë dhe të reagojnë ashtu si ti nuk e pret herë pas here por unë jam tip që eci në rrugën time dhe më bëhet qejfi kur shoh kolegë që tregohen më miq se sa miqtë e vertetë. Është bukur të punosh me njerëz që dinë të ndajnë miqësinë nga puna.

8.Kush është 24 orë me Marion?
Vetëm unë me veten time.

9.Si e sheh Mario veten pas 10 vitesh?
Më të vjetër në moshë sigurisht hahaha. Mendoj se mashkulli është si vera, sa më shumë kalojnë vitet aq më i mirë bëhet. Uroj të rezultojë kështu në mua.

10.Këndon Mario në dush apo nuk ndodh kjo?
Adhuroj muzikën e Phil Collins dhe Lana Del Ray. Në varësi të ditëve zgjedh dhe këngën për të kënduar në dush nga këta dy artistë.

11.Libri i fundit që ke lexuar?
Aktualisht po lexoj librin The informers të shkrimtarit Breat Easton Ellis.

12.Dhurata e fundit që Mario ka bërë?
Mamasë time një krem fytyre të markës Loreal.

13.Një çmenduri e bërë për dashuri nga Mario?
Nuk jam tip që bë çmendurira. Mund të them që një herë kam udhëtuar deri në Sidney për të takuar një vajzë që njoha në rrjetet sociale por e vërteta qëndron se udhëtimi ishte pune, jo enkas për atë vajzën hahaha.

14.A është i dashuruar Mario?
Momentalisht jam “single” dhe nuk e fsheh që jam mirë kështu për momentin. Dashuria është e pa parashikueshme kështuqë nuk e di kur mund ta takoj shpirtin tim binjak.

15.Beson Mario në Zot?
Po besoj, shumë madje.

16.Kemi parë një shoqëri të theksuar me vëllezërit Dan dhe Dean Caten. Çfar ju lidh kaq shumë puna apo miqësi?
Si fillim punojmë sëbashku, unë bëj modelin për intimo dhe rrobabanjot e firmës Dsquared. Gjithashtu jemi dhe shumë miq, ata janë të mrekullueshëm si njerëz dhe dinë të jenë gjithmonë fitimtarë.

17.Çfarë mund të presim në të ardhmen nga Mario?
Ka aq shumë projekte sa sdi në do ja dal ti realizoj të gjitha, por ëndrra ime mbetet kinemaja.

18.Jeta e Marios në 1 fjalë?
Rock’n’roll.

19.Cila është gjëja që pëlqen më shumë tek vetja?
Jam shumë bujar me njerëzit që dua.

20.Çfarë do ndryshoje tek vetja?
Nuk do ndryshoja asgjë. Duhet pranuar ashtu si je krijuar dhe të përmirësosh me kohën çfar nuk të pëlqen tek vetja.

21.Mario Scalia kur mund të ndodhë të të shohim në Shqipëri?
Uroj sa më shpejt. Më pëlqen ta vizitoj dhe Shqipërinë e të shoh traditat e këtij vëndi.