martina_colombari_runway_albania

Martina Colombari një fëmijë në moshën 40 vjeç

Kanë kaluar gati 24 vjet nga momenti i cili shpalli atë vajzën më të bukur të Italisë duke e kurorëzuar me kurorën e Miss Italy në moshën 16 vjeçare, dhe që nga ai moment Martina nuk u ndal më. E kemi parë të sfilojë për markat më të famshme italiane si Giorgio Armani, Blumarine, Roberto Cavalli, e shumë të tjerë, më pas në televizion me programë të ndryshme ndër më të ndjekurit për publikun italian. Më pas debutoi në kinema duke u berë pjesë në filmat me seri për ekranin, por edhe protagoniste në teatrot me musical të ndryshëm.

Sot, në moshën 40 vjeçare ajo dëshiron ti dhurojë një vëlla fëmijës së saj të parë Achille 9 vjeç i cili çdo darkë pyet prindërit Martina Colombari dhe Alessandro Costacurta se kur do vij një vëlla ose motër për të. Me sa duket kjo dëshirë e Achille është në rrugën e duhur kësaj here për tu plotësuar dhe familja Costacurta së shpejti do të zgjerohet.