Beren Saat

Martohet Biteri më në fund

Historia e dashurisë së aktores më të paguar të Turqisë, Beren Saat (e njohur për publikun shqiptar për rolin e Bihterit) është finalizuar në martesë.

Beren Saat

Aktorja dhe këngëtari i njohur turk, Kenan Doğulu janë martuar më 29 Korrik në Los Angeles të Amerikës, në një ceremoni private, ku të ftuar ishin vetëm familjet e çiftit dhe miqtë e tyre të ngushtë. Mësohet se të ftuar në dasmë ka qenë Kivanc Tatlitug (Behluli) producenti i serilave Hilal Saral, si dhe emra të tjerë të njohur të kinematografisë turke.

Beren Saat2

Ende ka shumë detaje të pazbuluara nga dasma, e vetmja gjë që na ngelet është të shijojmë vetëm fotot e publikuara të çiftit të famshëm.