megan fox

Megan Fox shtatzënë…

Aktorja Megan Fox u shfaq pas disa kohësh në tapetin e kuq të CinemaCon, në Las Vegas, mëngjesin e ditës së hënë. 29-vjeçarja u dallua se është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të tretë nga rrumbullakosjet që viheshin re në pjesën e barkut. Por bukuroshja shpalli ndarjen nga bashkëshorti i saj, Brian Austin Green, 42 vjeç, në gusht të vitit të kaluar në 2015.

megan fox

Aktorët, që kanë një diferencë prej 13 vitesh në moshë, kanë bashkë dy djem, Noah, 4 vjeç dhe Bodhi, 2 vjeç. Ndërkohë, Brian ka gjithashtu një djalë 13-vjeçar Kassius, nga marrëdhënia e tij e mëparshme me aktoren Vanessa Marcil e cila përfundoi pak para lidhjes së tij me Megan. Fox dhe Green kanë kaluar kohë bashkë së fundmi, duke drekuar bashkë vetëm në shoqërinë e njëri – tjetrit dhe pa fëmijët.

Nga Aida Budo