dafina zeqiri

Melihate Zeqiri, pika e dobët e Dafina Zeqirit

Ashtu si të gjithë njerëzit që kanë dobësi për nënat e tyre, edhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri nuk bën përjashtim nga gjithë të tjerat. Përveç tatuazhit kushtuar nënës së saj, herë pas here ajo i shpreh mirënjohjen dhe dashurinë në rrjetet sociale si facebook apo instagram duke postuar foto dhe shkrime dedikuar nënës së saj. “Pa ty kurrëgjë nuk do kishte kuptim.

Një ditë kur të bëhem nënë, dua të jem si ti! Të dua, je e pazëvendësueshme. Mbretëresha ime!” ishte mbishkrimi i këngëtares në një foto të postuar, ku ajo pozonte bashkë me nënën e saj, Melihate Zeqiri. Një shembull i mirë për të gjithë pasi ndonjëherë puna e tepërt dhe angazhimet na bëjnë të harrojmë njerëzit që na duan më shumë, por Dafina është e kujdesshme dhe mirënjohëse ashtu si një fëmij i denjë për prindin e saj.