renia e flokeve

Mënyra natyrale për të parandaluar rënien e flokëve

Për të parandaluar rënien e flokëve, ajo që duhet të bëni fillimisht është të përdorni më mirë produkte natyrale sesa të shpenzoni para për të shkuar në sallone të shtrenjta, të cilët nuk e zgjidhin problemin.

renia e flokeve

Ja disa këshilla të cilat ju ndihmojnë të reduktoni rënien e flokëve:

1- Trajtimi me vaj të nxehtë

Për këtë trajtim përdorni vajin e ullirit apo kokosit. Ngroheni në zjarr, por jo të jetë nxehur më shumë sesa duhet. Masazhoni më pas skalpin e kokës suaj. Mbajini flokët e vajosur për rreth 1 orë dhe më pas lajini ato.

2- Trajtimi me lëngje natyrore

Shpëlajini flokët tuaj me lëngje natyrore. Si për shembull me lëngun e hudhrës, qepës, xhenxhefilit, etj. Mbajini flokët me këtë lëng për gjatë gjithë natës dhe lajini në mëngjes.

3 – Masazhoni herë pas here kokën

Masazhoni herë pas herë skalpin e kokës. Është e sugjerueshme për disa minuta në ditë sepse ndihmon dhe stimulon qarkullimin e gjakut. Nëse ky i fundit bëhet gjithmonë në lëkurën e kokës, mban folikulat e flokut aktive.

4- Antioksidantët

Aplikoni çaj të ngrohtë jeshil në kokën tuaj dhe mbajeni këtë përzierje për një orë. Çaji jeshil përmban antioksidantë që parandalojnë humbjen e flokëve dhe nxitin rritjen e tyre.

5- Praktikoni meditimin

E besoni ose jo, shpesh herë shkaku kryesor i rënies së flokëve është stresi dhe tensioni. Meditimi do t’ju ndihmojë në uljen e tyre dhe do të rivendosë ekuilibrin hormonal.

Nga Aida Budo