Dax-Martin-Swimwear

Meshkuj me rrobabanjo të guximshme

Po afron stina e verës por plazhi ka nisur në disa nga qytetet bregdetare të vendit tonë dhe problemi i meshkujve është ngjyrat dhe tendencat e rrobabanjove për këtë sezon pushimesh pasi i gjithë mundimi gjatë dimrit për të pasur një fizik të bukur mos të humbasë në rrobabanjo jo në modë. Stilistët kanë sjellë në sfilatat e tyre për pranverë verë 2014 rrobabanjo plot ngjyra. Dsquared ka egzagjeruar dhe gjithashtu ka guxuar të sjellë një mashkull në rozë dhe blu elektrike me rrobabanjo boxer dhe slip.

Dax-Martin-Swimwear

Dolce & Gabbana ka sjellë për këtë sezon të nxehtë rrobabanjo për meshkujt në formë boxer amerikan, të gjëra dhe plot motive deti si përshembull speranca anijesh apo litarët e porteve detarë të printuara mbi to. Versace vjen për pranverë-verë me rrobabanjo të verdha, jeshile, rozë, dhe të kuqe, si gjithmonë me logon e markës përreth belit.
John Galliano ka sjellë në pasarelat e tij pranverën mbi rrobabanjo meshkujsh, gjejmë mbi to zogj, pemë, det dhe lule, janë këto motivet që bëjnë të dallohet kjo markë nga të tjerat për këtë sezon veror. Shumë lloje të tjera rrobabanjosh nga stilistë të ndryshëm por edhe nga këta që përmëndëm më lart kanë sjellë edhe ngjyrat tradicionale mbi pasarela si ngjyra e bardhë, e zeza, portokalli, bojqielli etj.

Dax-Martin-menswear

Pranverë-verë 2014 nga ana e stilistëve ka qenë goxha e guximshme nga çfar kemi parë në sfilatat e tyre, ngelet për të parë sa guxim do kenë meshkujt të veshin këto rrobabanjo plot ngjyra dhe motive të ndryshme që vijnë në boxer dhe slip shumë të egzagjeruar. Kjo stinë me siguri do kënaqë pa masë sytë e femrave të cilat do vërejnë afër shezlongëve të tyre të kalojnë meshkuj plot muskuj dhe rrobabanjo joshëse. Stina e nxehtë tashmë është në dyert tona, kështuqë meshkuj me zi presim t’ju shohim në plazh ashtu si stilistët zgjodhën të ishte kjo pranverë-verë 2014.

dolce-runway

dolce-gabbana

Dax-Martin-Swimwear-menswear

Dsquared

Dsquared_runway

Homme_Mode