monicabellucci

“Met Gala” mbledh yjet e momentit

Ashtu sikurse pritej, “Met Gala” eventi më i rëndësishëm i përvitshëm që mbledh ikonat dhe yjet e momentit, nuk zhgënjeu aspak. Kësaj radhe eventi u organizua nga editorja e revistës “Vogue America”, Anna Wintour së bashku me Sarah Jessica Parker dhe Bradly Cooper në galerinë e “Metropolitan Muzeum of Art” në Manhatan.

monicabellucci

Tema e mbrëmjes gala ishte kravatë e bardhë dhe dekorimi. Sarah Jessica Parker patjeter që ishte brenda temës me veshjen e saj nga Oscar de la Renta me një fustan bardhë e zi, me një rrjetë në pjesën e pasme dhe doreza të bardha.

rihanna

Të pranishëm në këtë event gala ishin edhe yje të tjerë si Rihanna, David dhe Victoria Beckham, Jay Z dhe Beyonce, Taylor Swift, Rihanna, Rita Ora e shumë të tjerë që mahnitën me veshjet e tyre rrezatuese dhe joshëse më shumë se kurrë. Bileta këtë vit në eventin “Met Gala” pësoi rritje nga 10000$ që ishte në vitin e kaluar, në 25000$ këtë vit. Ndër të ftuarit Rita Ora, e cila u cilësua si e veshura më keq.

sarah-jessica-parker

Eventi i përvitshëm “Met Gala” është simbol i fashionit dhe stilistëve dhe askush nuk do të donte të renditej si personazhi i veshur më keq. Gjatë parakalimit në tapetin e kuq Rita Ora është treguar e pakujdesshme teksa duke parakaluar paparacët kanë fotografuar të brendshmet e saj. Gjithashtu disa ndër yjet si të veshura më keq ishin edhe modelja Kate Upton,  Chrissy Teigen. Stella MacCartney ka parakaluar në tapetin e kuq të “Met Gala”  me 4 yje të botës së showbiz-it. Reese Witherspoon, Kate Bosworth, Cara Delevigne dhe Rihanna pozuan përpara fotografëve me veshjet e stilistes së famshme Stella Maccartney në eventin e përvitshëm “Met Gala” në Manhatan.

rita-ora-met-gala-2014

David-Beckham-In-Ralph-Lauren-Victoria-Beckham-In-Victoria-Beckhan-2014-Met-Gala

beyonce_jay.Z

Anna-Wintour-Met-Gala