Milla Jovovich

Milla Jovovich, një yll hollywood-i shkëlqimi i së cilës nuk zbehet kurrë

Në botën e Hollivudit yjet shtohen çdo ditë e më tepër, por duket sikur shkëlqimi i disave nuk do të zbehet kurrë. Nuk mund ta krahasonim ndryshe modelen, aktoren, këngtaren e njohur Milla Jovovich. Karriera e saj nisi me realizimin e një seti fotografik për revistën ’’ Lei’’.
Që me daljen e saj të parë ajo tërhoqi vëmëndjen e kompanive të njohura si: ’’Loreal’’, ’’Christian Dior’’, ’’Versace’’ etj etj.
Në fillimet e vitit 1988 pati eksperiencën e saj të parë kinematografike ku interpretoi në filmin “The night train to Kathmandu’’, e ndërsa suksesin më të madh e arriti tek filmi “Blue Lagoon’’ xhiruar në vitin 1991.

Gjatë shkollës, shumica e nxënësve e bezdisnin atë, sepse ajo migroi në kohën kur Bashkimi Sovjetik ishte në Luftë të Ftohtë me SHBA-në. “Jam quajtur komuniste dhe spiune ruse. Nuk kam qenë, as nuk jam dhe këtë e kam thënë publikisht”, – ka thënë ajo në një intervistë të saj.
Në moshën 12 vjeçe, në klasën e shtatë, Jovovich vendosi të linte shkollën duke u fokusuar në karrierën e saj si aktore. Si adoleshente është thënë se ajo ka qenë rebele, kishte përdorur drogë, kishte vjedhur nëpër supermarkete dhe kishte arritur të bëjë thyerje të pineve të kartave të bankës.

Milla Jovovich e arrin kulmin e karrierës me rolin e Alice në “Resident Evil”, ku lufton më një ushtri zombish. Ky film arriti që në premierën e tij të fitojë 17 milionë dollarë, duke u renditur kështu në top-dhjetë filmat më të mirë në ‘’Box Office’’.
Ndër filma të tjerë ku ka interpretuar përmendim: ’’The fifth element’’, ’’ The Messenger’’, “The Story of Joan of Arc’’ etj etj. Kontributet e Jovovich në botën e televizionit janë të shumëta. Në vitin 1994 ajo hodhi në treg albumin e saj të parë muzikor e vazhdimisht ka realizuar kolona muzikore të filmave të ndryshëm dhe të suksesshëm. Në vitin 2003 së bashku me modelen Carmen Hawk krijoi linjën e veshjeve Jovovich – Hawk, veshje të cilat gjenden në rreth 50 dyqane të saj në mbarë botën.

Aktualisht Diva e Hollivudit jeton në New York me bashkshortin e saj, regjisorin e shumë filmave të njohur Paul Anderson. Ky i fundit i propozoi asaj për martesë në vitin 2003, por pas një periudhe ndarje, çifti u ribashkua në vitin 2007, vit në të cilin Milla lindi dhe vajzën e saj Ever Gabo Anderson. Në vitin 2006 u përfol shumë se do të publikohej një libër autobiografik i Milla Jovovich, i cili do të bazohej në ditarin e saj personal dhe do të tregonte të gjithë jetën e saj, por shumë shpejt entuziazmi i mijëra fansave u shua kur aktorja deklaroi në media se këto informacione ishin thjesht thashetheme bërë nga të tjerët, pasi vet ajo nuk kishte menduar ndonjëherë të bënte publik ditarin e saj. Bukuroshja ukrainase është nominuar për çmime të ndryshme, përmendim: në vitin 1992 u nominua për çmimin “Artistja e re më e mirë’’ në filmin “Blue Lagoon’’, ’’Artistja më e mirë horror’’ e gjithashtu ka fituar çmimin artistja më e mirë e Hollivudit në ëmimet Gala për rolin në filmin “Lucetta in stone’’.