Michael Kors Kerry Centre Flagship Store Opening 2014

Miranda Kerr në Shangai

Miranda Kerr ishte e ftuara speciale në sfilatën e stilistit Michael Kors, që u zhvillua në fund të javës që lamë pas në Shangai. Miranda Kerr mbante të veshur stilimet e mrekullueshme të Kors duke sfiluar me gjithë sharmin e saj ashtu si vetëm ajo mundet, ndër shumë krijime të cilat veshi ajo ishte dhe një fustan të gjatë ngjyrë rozë kombinuar me varëse dhe byrzylykë ngjyrë ari. Supermodelja 31-vjeçare, Miranda Kerr ishte e ftuara e nderit në sfilatën e tij në Shangai.

Miranda_Kerr

Ndërsa të enjten ajo mori pjesë dhe në përurimin e hapjes së dyqanit të parë të stilistit Michael Kors në Kinë. Ajo postoi edhe disa foto në instagram me stilistin, por edhe foto të qytetit, ku dukej e magjepsur nga nata në Shangai kaluar mes miqve të mirë të modeles. Ëngjëlli i Victoria’s Secret është dhe nënë e një djali 3 vjeç, Flynn ardhur në jetë nga martesa me ish bashkëshorin e saj, aktorin Orlando Bloom.

miranda-kerr-at-michael-kors

Michael Kors Kerry

miranda-kerr-pink-dress