Miranda Kerr

Miranda Kerr, nudo siç e ka bërë nëna

Ish-ëngjëlli i “Victoria’s Secret”, Miranda Kerr ka pozuar nudo për “Harper Bazaar” Australia. Kjo duket të jetë kopertina më e guximshme e saj, në të cilën modelja shfaqet tërësisht nudo me një palë këpucë të Christian Louboutin në versionin si kurrë më parë.

Miranda Kerr

Modelja australiane ka pozuar për numrin janar-shkurt të “Harper Bazaar”, në ballkonin e një hoteli në Los Angelos.
Titulli i kopertinës do të jetë “What Lies Beneath” dhe sjell një rrëfim të bukuroshes e cila u shkëput nga pasarela e Victoria Beckham në 2013, intervistë ekskluzive në të cilën ajo tregon gjithë të pathënat e kohëve të fundit duke u mbyllur gojën edhe shumë thashethemeve që qarkullojnë në adresë të saj.
Miranda Kerr, pas ndarjes me yllin hollivudian Orlando Bloom, së fundmi ka filluar një romancë dashurie me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel dhe duket se gjithçka shkon më së miri.
Nga Aida Budo