mungese edukate

Mirësjellja, ja gabimet që bëjmë

Një ndër pyetjet më të shpeshta në kohën ku jetojmë është: A është fyese dhe mungesë respekti të përdorësh telefonin celular në tavolinën e ngrënies? Një guidë e realizuar nga Debrett’s, shtëpi e famshme botuese në Britani, e cila numëron me qindra botime mbi etiketën, sjell përgjigjen definitive, po! Përdorimi i telefonit teksa po darkoni në shoqërinë e të tjerëve është një veprim tepër i pasjellshëm. E njëjta gjë vlen edhe nëse ndodheni në ambiente të tjera, në shoqërinë të tjerëve.

Përdorimi i telefonit në mënyrë të gabuar është vetëm një nga shumë veprime të pasjellshme që përfshihen në këtë guidë. Të pirit duhan, të ngrënit në ambientet e trasportit publik apo ndenjëses gjatë fluturimit, janë disa nga veprimet e tjera që Debrett’s rendit si veprime aspak të hijshme. Sipas ekspertëve të etiketës dhe sjelljes, është e pakonceptueshme që të hash ushqime që mbajnë erë në ambiente publike. Megjthatë, kryefjala e ekspertëve ka të bëjë mbi të gjitha me përdorimin e aparatit celular. Sipas tyre, është mungesë e theksuar etike që t’i kushtosh më shumë vëmendje telefonit sesa një personi të gjallë. Publikimi i këtij vëllimi mbi sjelljem nga Debrett’s vjen pas një pune 12 mujore ku u realizuan më shumë se 10 mijë anketa në të gjithë botën.

Nga Amela Muça