mjalti

Mjalti është mjekimi më i mirë

Mjalit është një nga produktet e ëmbla që njerëzit kanë konsumuar prej kohësh. Mjalti ka veti shëruese, ndihmon për të humbur peshë, apo për të rigjeneruar energjitë tuaja.

Ja disa arsye se përse duhet të konsumoni mjaltë:
1- Rrit nivelin e energjisë tuaj
Mundohuni të ulni konsumimin e kafesë dhe të rrisni atë të mjaltit. Shoqëroni qumështin, çajin apo mëngjesin tuaj me një lugë mjaltë dhe do të ndjeni se do të keni më shumë energji gjatë ditës suaj.
2- Shëroni dhimbjen e fytit
Kura e mjaltit për të mjekuar dhimbjen e fytit është një nga më të përhapurat. Mund ta konsumoni duke hedhur një lugë në çajin tuaj, shoqëruar me lëng limoni.
3- Rrit sisitemin tuaj imunitar
Mjalti është i njohur për përmbajtje të lartë antioksidantësh të cilët ndihmojnë në rritjen e sistemit imunitar, veçanarisht nëse e konsumoni atë duke e shoqëruar me limon.
4- Ju ndihmon të humbisni peshë
Konsumimi i mjaltit ju ndihmon të humbisni kilogramët e tepërt. Hidhni një lugë mjaltë në ujë të ngrohtë dhe pak lëng limoni. Shumica e njërëzve e pijnë këtë përzjerje në mëngjes dhe thonë se i ndihmon ata të bien nga pesha.
5- Ndihmon për të bërë gjumë të rehatshëm
Nëse keni probleme pagjumësie mjalti mund t’ju ndihmojë. Tretni në një gotë më qumësht një lugë mjaltë dhe pijeni atë përpara se të bini për të fjetur.
6- Largon erën e keqe të gojës
Shumë njerëz kanë vënë re se mjalti u largon erën e keqe të gojës. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të ndaloni së lari dhëmbët tuaj, por nëse ju keni probleme kronike me erën e keqe të gojës, provoni të konsumoni çdo mëngjes një lugë çaji me mjaltë dhe kanellë.

Nga Ledio Mamli