modele

Modelet më të paguara në botë

Janë të bukura, të kërkuara nga stilistët më të famshëm në botë dhe mbi të gjitha, super të pasura.

Në klasifikimin e përvitshëm të revistës prestigjoze “Forbes”, për modelet më të paguara në botë, në vendin e parë renditet Gisele Bundchen, me 44 milionë dollarë të ardhura në vit.

modele

Në vendin e dytë ndodhen modelet Cara Delevingne dhe Adriana Lima, me nga 9 milionë dollarë.

Në vendin e katërt, në klafisikimin e “Forbes” ndodhet Doutzen Kroes me 7.5 milionë dollarë të ardhura në vit, e ndjekur nga Natalia Vodianova në vendin e pestë, me 7 milionë dollarë.

Miranda Kerr dhe Joan Smalls, me 5.5 milionë dollarë të ardhura, pozicionohen në vendin e gjashtë.

Ndërsa Karlie Kloss, Lara Stone, Alessandra Ambrosio dhe Candice Swanepoel renditen në vendin e shtatë me 5 milionë dollarë.

Nga Dorina Mersini