rita ora

Momente të vështira për Rita Ora

Ajo nuk po kalon një periudhë të qetë në jetën e saj personale, por si një profesioniste e vërtetë në publik shfaqet gjithmonë me buzëqeshjen që i maskon gjendjen në të cilën ndodhet ajo momentalisht. Ndarja nga Calvin Harris ishte krejt e papritur për Rita Ora-n.

Mediat rozë britanike shkruajnë ende se këngëtarja me origjinë nga Kosova është ndjerë e ofenduar nga mënyra se si Calvin kishte zgjedhur të ndahej pa ia komunikuar më parë këtë vendim personalisht, por duke e njoftuar në Twitter këngëtaren. Të mërkurën ajo u largua nga studio gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive në Majemi kur u pyet në lidhje me Calvin Harris.

 

Megjithatë, Rita vazhdon karrierën e saj edhe pse jo pa vështirësi. Së fundmi 23-vjeçarja është angazhuar në Nju Jork si imazh i Adidas dhe krejt sportive doli në skenë në Grand Central Park para fansave të saj. Javën e kaluar Rita sqaroi incidentin që ndodhi për Teen Choice Awards ku do të paraqitej me një hit të ri. “Producenti i këngës është ai (Calvin) që zotëron të drejtat e saj dhe ai nuk e miratoi të këndohej në Teen Choice Awards”, tha ajo mjaft e qetë. Rita dhe Calvin u ndanë në muajin qershor të këtij viti pas disa muajsh lidhje dhe për ndarjen fillimisht fajësuan “distancën” për shkak të angazhimeve profesionale.
Nga Emilda Mushketa