Monica Bellucci (2)

Monica Bellucci feston 50-vjetorin

Elegante dhe me një bukuri misterioze tipike mesdhetare. Monica Belluci, aktorja italiane mbushi 50 vjeç. Është diva e fundit “Made in Italy” që pushtoi kinemanë botërore dhe u bë e famshme jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe për rolet në disa filma të hollywood-it. Lindi më 30 shtator në qytetin e Castello-s. Karrierën e nisi si modele në pasarelat më të zëshme botërore dhe për stilistët më të mirë të asokohe.

Më pas ndonjë rol aty-këtu në pritje të rolit të madh që do të vinte shumë shpejt, dhe ky rol mbërriti në vitin 2000 ku luan protagonisten Malena në filmin me të njëjtin titull. Sa i përket jetës personale, në vitin 1999 u martua me aktorin francez Vincent Cassel të cilin e njohur gjatë xhirimeve të serialit “Apartamenti”.

Për hir të dashurisë u zhvendos në Paris. Një vit më parë, çifti njoftoi divorcin. Empire Magazine e rëndit në vendin e 21 në listën me 25 femrat më të nxehta të botës së kinemasë botërore.

Nga Emilda Mushketa