monica belluci

Monica Bellucci, protagoniste në seritë e reja të James Bond

5 nëntori është ende larg dhe të apasionuarit pas serive të James Bond mezi presin premierën e filmit të 24-t të kësaj sage “Spectre” ose Fantazma. Për të shuar kureshtjen e tyre, Warner Bros Entertainment Italia, që po xhiron skenat e filmit në Itali, ka publikuar disa skena të filmit dhe momente nga xhirimet.

monica belluci

Protagoniste në këto skena janë Monica Bellucci e Lea Sedu’ (Lea Seydoux), dy femrat më të rëndësishme rreth figurës së James Bond. Producenti Sam Mendes flet për personazhet e tyre të rrethuara me mister. Seydoux një mjeke inteligjente e tepër e ndjeshme, ndërsa Bellucci një italiane, e ve dhe me shumë sekrete.

monica belluci 007

 

Një mesazh i fshehtë rreth tyre nga lidhjet e vjetra të Bond, luajtur nga Daniel Craig, detyron agjentin 007 të ndjekë një pistë për të demaskuar një organizatë të rrezikshme. Pritet që edhe Spectre, ashtu si pararendësi i tij Skyfall, të jetë një sukses dhe të arrijë të grumbullojë mbi 1 miliardë dollarë të ardhura.

Nga Ardita Harizi