beyonce-jay-z-solange

Motra e Beyonce, Solange, sulmon Jay Z

Jay Z është sulmuar fizikisht nga motra e Beyonce, Solange Knowles. Kjo gjë ka ndodhur pas “after party” të eventit të përvitshëm “Met Gala”. Gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së ashensorit të Standard Hotel në New York teksa ata po zbrisnin në mbarim të festës. Nuk dihet përse ka nisur konflikti mes Solange dhe Jay Z, por në video duket qartë vajza që nis ta sulmojë këngëtarin me grushte, me shkelma dhe duke e goditur gjithashtu edhe me çantën që mbante në dorë. Ajo shfaqet shumë e revoltuar dhe truprojat e çifitit tentojnë ta ndalojnë.

Solange-Knowles-Beyonce-MET-Gala

Ndërsa Beyonce në video duket e qetë dhe pasive ndaj reagimeve të së motrës dhe vetëm në fund përpiqet të qetësojë motrën e saj. Skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit. Në disa sekuenca del truproja teksa përpiqet të mbyllë ashensorin, që kjo skenë të mos kapej nga fotografët që po prisnin poshtë hotelit pasi Solange gjatë kohës që hapet dera është rikthyer sërish në sulmim të Jay-Z duke e qëlluar atë përsëri. Pasi kanë dalë nga ashensori, Beyonce dhe Solange janë larguar me të njëjtën makinë ndërsa Jay Z është larguar i vetëm dhe kjo bëri mjaftueshëm përshtypje tek të pranishmit. Nuk dihet përse ka nisur ky sherr, por dyshohet se Solange kishte konsumuar pak më tepër alkool gjatë mbrëmjes.

beyonce-jay-z-solange

Sipas “Radar Online”, Solange i ka bërë publike dhe problemet e saj me drogën dhe për këtë arsye vitin e shkuar ajo anuloi edhe turin e saj evropian. Ndërsa çifti është parë ditët e fundit sërish dorë më dorë duke shëtitur rrugëve të New York dhe kjo dëshmon se ajo çka ndodhi mes Jay-Z dhe Solange ka mbetur thjeshtë një kujtim i keq por i hedhur pas.