rita ora

Mtv Movie Awards 2014

“The hunger games” vazhdon të mbledhë duartrokitje nga publiku dhe jo vetëm duartrokitje, filmi dhe protagonistët e filmit kanë marë 3 statuja gjatë ceremonisë së ndarjes të çmimeve Mtv Movie Awards 2014, trasmetuar live nga Nokia Theatre në Los Angeles rreth orës 3:00 të mgjesit (me orën tonë) datë 14.04.2014 nga Mtv Italy.
Kështu pra filmi nga Francis Lawrence ka koleksionuar çmimet në formën e një kartoni me kokoshka, për kategorinë filmi më i mirë, aktorja më e mirë protagoniste Jennifer Lawrence e cila mungonte gjatë ceremonisë, dhe aktori më i mirë protagonist Josh Hutcherson i cili mori trofeun nga Johnny Depp.
Vlerësuar (më në fund) edhe Leonardo DiCaprio, për momentin më të mirë “shock” në filmin The wolf of Wall Street.
Zac Efron rrëmbeu statujën për performancën më të mirë dhe zhveshur gjysëm trupi u shfaq në një numër sexy, (keshtu u vlerësua nga mediat amerikane).
Gjatë spektaklit prezantuar nga aktori Conan O’Brien, u alternuan mbi skenë në rolin e prezantuesve të kategorive Cameron Diaz, Johnny Depp, Mila Kunis, Nicki Minaj, Jessica Alba, Megan Fox, Kate Upton, Jared Leto.
Ashtu si edhe në ceremonitë e viteve të kaluar, momenti më i bukur ishte performanca e Eminem me Rihanna në duetin The monster.