muaj

Muaji i lindjes, tregues i sëmundjeve që mund t’iu prekin

Muaji kur keni lindur ndikon në shëndetin tuaj, pasi përcakton nëse do të sëmureni dhe llojin e sëmundjes.
Të dhënat vijnë nga një studim i realizuar në Universitetin e Kolumbias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

muaj
Shkencëtarët krijuan një program që analizoi lindjet dhe të dhënat mjekësore të 1.7 milionë pacientëve, të trajtuar në NewYork-Presbyterian Hospital/CUMC, nga viti 1985 deri në 2013.
Duke përdorur algorimet për të ekzaminuar të dhënat mjekësore, shkencëtarët zbuluan 55 sëmundje që lidhen me stinën kur ka lindur një individ.
Mbi të gjitha, studimi tregon se ata persona që kanë lindur në Maj, kanë numrin më të vogël të vdekjeve, ndërsa ata që kanë lindur në Tetor, më të lartin.
Të lindurit në Nëntor, sipas ekspertëve, kanë më shumë gjasa të preken nga virozat e stinës dhe bronkiti, ata që kanë lindur në Mars rrezikojnë të vuajnë nga sëmundjet kardiovakulare, ndërsa për të lindurit në Dhjetor, sëmundje të frymëmarrjes.
Sipas shkencëtarëve, stina kur një njeri lind ndikon në mekanizmat e zhvillimit e hershme të tij që mund të luajnë rrol në shfaqen e sëmundjeve gjatë jetës.
Këto të dhëna mund të ndihmojnë studiuesit që të zbulojnë faktorë të rinj që çojnë në sëmundje të caktuara.

Nga Ledion Pano