naomi_cambell_runway_albania

Naomi Campbell në superformë

Supermodelja Naomi Campbell ka ditur gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen përreth saj. Ajo parakaloi në tapetin kuq të ndarjeve të çmimeve Bafta me një fustan të gjatë shumë elegant ngjyrë gri dhe flokë super të gjata. 43-vjeçarja u shfaq në super formë dhe rrezëllitëse teksa pozonte për fotografët të cilët ishin fokusuar mbi të. Gjithashtu, ajo nënshkroi edhe disa autografë për fansat e saj të cilët ishin të panumërt aty jasht tek e prisnin.

naomi_cambell_runway_albania

Përgjatë, ceremonisë së British Academy Television Awards, supermodelja 43-vjeçare Campbell shkruajti në rrjetin social Twitter: “Jam e lumtur që ju takova dhe që jam e pranishme në çmimet Bafta”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua të dielën në Teatrin Mbretëror të Londrës ku ishin të pranishëm personazhë të ndryshëm të showbiz . Naomi së bashku me aktorin Luke Evans prezantuan edhe një ndër çmimet e shumta të këtij edicioni British Academy Television Awards.

naomi_cambell