marilyn_monroe

Në ditët e fundit të jetës, rrëfen se ka vrarë Marilyn Monroe

Kur njerëzit janë në ditët e fundit të jetës, ata nuk kanë çfarë të humbasin apo të fitojnë. Historia që po krijon shumë polemika është ajo në lidhje me Marilyn Monroe dhe ish-agjentit të CIA-s Norman Hodges, i cili ka rrëfyer se ai ka qënë personi që e ka ekzekutuar.

marilyn_monroe
Ndër rrëfimet e tij të shumta, ai pranon se ka qënë pjesë e një grupi të CIA-s prej pesë agjentësh, detyra e vetme e të cilëve ishte të kryenin ekzekutime. Ai pranon gjithashtu se një nga vrasjet e tij ka qënë edhe e famshmja Marilyn Monroe.
Ai tha se ajo nuk u vra thjesht për lidhjen që kishte me presidentin e asaj kohe John F Kennedy, por edhe sepse kishte fjetur me Fidel Castro-n duke u kthyer kështu në një rrezik sigurie kombëtare. Hodges thotë se nuk pendohet për asgjë dhe pretendon se ka kryer 37 vrasje për qeverinë amerikane midis 1959 dhe 1972.

Norman Hodges
Ish-agjenti ka punuar në shërbimet sekrete për 41 vjet dhe shënjestrat e tij dhe të kolegëve pëfshinin gazetarë, liderë organizatash, aktivistë politik, artistë dhe shkencëtarë të cilët cënonin interesat e qeverisë. Marilyn Monroe ka qënë e vetmja femër që ai thotë të ketë ekzekutuar dhe ka qënë një shënjeshtër unike e asaj kohe.
Marilyn Monroe ka vdekur në 5 Gusht 1962. Hodges pretendon se ka hyrë në dhomën e saj ndërkohë që ajo flinte duke i injektuar një dozë me hidrat klori (qetësues shumë i fuqishëm) të kombinuar me Nembutal, të cilët shkaktuan vdekjen e saj. ‘Unë thjesht po ndiqja urdhërat’, tha ai. ‘Unë bëra gjithçka për Amerikën’.
FBI-ja i ka marrë shumë seriozisht deklaratat e tij duke e vënë nën mbrojtje derisa çdo gjë e thënë prej tij të vërtetohet. Dëshmitari më i rëndësishëm do të kishte qënë James Hayworth, i cili ndërroi jetë në 2011 nga një atak kardiak. Dy agjentë të tjerë të identifikuar nga Hodges kanë vdekur gjithashtu. Kjo mund të ngrerë shumë pyetje mbi aktivitetet e CIA-s në atë periudhë. Lajmi fillimisht është publikuar nga World New Report.

Nga Amela Muça