apple whatch

Në qershor vjen “Apple Watch 2”

Lajmet e fundit të ardhur nga Apple, thonë se kompania po përfundon prodhimin e “Apple Watch 2”.
Pajisja e re mendohet që të jetë rreth 40% më e hollë se ajo ekzistuese, ndërsa një tjetër përmirësim do të jetë bateria, e projektuar e aftë për të mbajtur të paktën 24 orë.
apple whatch
Versioni i ri do të ketë më shumë elemente ekstra, duke filluar nga një kamera e vogël.
Data e publikimit mendohet të jetë në eventin e vitit në lidhje me risitë teknologjike “WWDC 2016”, i parashikuar javën e dytë të qershorit 2016.
Në muajin Mars, Apple hodhi në treg rripat e ri të Apple Whatch, në bashkëpunim me firmat e mëdha të modës ndërkombëtare.

Nga Aida Budo