stil_me_ngjyre_te_verdhe_runway

Ngjyra e verdhë, gjetja e fundit

Sezoni i verdhë filloi me kapelen e guximshme të veshur nga madhëria e saj mbretëresha Elizabeth për dasmat mbretërore. Veshja e mbretëreshës ngjyrë të verdhë të zbehtë, kishte një ajër aristokratik, por nuanca të ndryshme të kësaj ngjyre, prezantuar nga stilistët më të mirë, kemi që nga viti 1967 që i shohim prezente në pasarelat e ndryshme të modës. Kjo ishte një “duhet të jetë patjetër” si urdhër për një brez të tërë.

Tendencat e ndryshme që vijnë nga pistat e famshme të modës tregojnë se ngjyra e verdhë përzier hera herës me të zezë apo me kafe dhe me shumë ngjyra të tjera, në copë kadife apo deri tek copa tyl e hollë, shoqëruar me aksesorë të larmishëm apo vetëm pak perla prezente në qafën e çdo femre, mund të qëndrojë bukur për të katërta stinët e vitit dhe në fakt kështu jemi mësuar ta kemi gjithmonë këtë ngjyrë të hareshme në garderobat tona. Kjo ngjyrë u quajt nga gazeta Britanike “The guardian” si ngjyra e projektimit, ngjyrë që bie në sy dhe tërheq vëmëndjen e njerëzve përreth.

Riccardo Tisci, dizenjator i markës Givenchy e solli ngjyrën e verdhë mbi pasarela si në koleksionin vjeshtë-dimër 2011-2012 po ashtu edhe në koleksionin pranverë-verë 2012, në të gjitha nuancat e mundshme të kësaj ngjyre. Pushtet të plotë kishin mbi pasarelë për pranverë-verë 2012 edhe lulet e mëdhaja në fustanet e markës Dolce & Gabbana të cilat kombinuar me sandalet e larta të të njëjtit tesut qëndronin në harmoni të përkryer me njëra tjetrën. Jil Sander ngjyrën e verdhë e përdori pak në veshje por shumë në aksesorë të ndryshëm si rripat e verdhë me fjongo apo yje, çantat punuar me shumë stil në lëkura të shndrritshme apo edhe të vjetëruara, sandalet me lule të mëdhaja në kavile, etj…

Pavarësisht se e verdha është ngjyra simbolizuese e xhelozisë, ne nuk heqim dorë dhe e duam patjetër atë në garderobë, ndoshta ngaqë ishte ngjyra tendencë për pranverë-verë 2013, ndoshta për të treguar një anë të karakterit xheloz të femrës ose ndoshta se na shkon me ngjyrën e florinjtë që mer trupi gjatë sezonit të nxehtë dhe që na shoqëron akoma në ditët e para të vjeshtë-dimër, rëndësi ka që kjo ngjyrë është prezente.