ngjyra te nxehta6

Ngjyra të ndezura për verë 2014

Ngjyra dhe vetëm ngjyra këtë muaj për të gjithë, meshkuj dhe femra nuk ka diferencime. Stilistët propozojnë të kuqen, të verdhën, jeshile, bojqielli, gjithçka përveç ngjyrave të tokës si përshëmbull e zeza, grija apo edhe ngjyra kafe duhet të jenë larg stilit tuaj këto muajt e nxehtë.

Kemi parë edhe në sfilatat e pranverë – verë 2014 që asnjë shtëpi mode nuk kishte kursyer ngjyra dhe kombinime të larmishme.

Trend bën këtë verë edhe ngjyra lejla, rozë, gurkali, e verdha me të gjitha tonalitetet e saj por edhe portokallija nuk ngelet pas këtë sezon.

Edhe këpucët si për femra ashtu dhe për meshkuj janë me plot ngjyra, përzierje apo edhe me dizenjo të veçanta ashtu si kemi parë në sfilata.

Lule dhe motive është një trend tjetër i kësaj vere që duke pasur parasysh larminë e ngjyrave që duhet të kemi mbi bluza, pantallona apo rrobabanjo, lulet do u jepnin një stil më veror veshjes, kështuqë mos i lini pas dorë.

Runway Albania shpesh herë për të veshur personazhë të revistës gjen mbështetje tek një nga dyqanet më në zë të qytetit të Durrësit, quhet Rio Shop në bulevardin kryesor dhe aty kemi gjetur gjithmonë tendenca të stinës dhe sugjerimet e fundit të stilistëve. Mos e lini pa vizituar këtë dyqan dhe mos harroni të vishni ngjyra këtë muaj të nxehtë.

 

Nga Amela Muça