nick_carter_runway_albani_bsb

Nick Carter tashmë i martuar

20 vjet pas debutimit të tij me Backstreet Boys duke u kujtuar gjithmonë si bjondi i grupit, është martuar këtë fundjavë me të dashurën e tij Lauren Kitt. Ata ishin të lidhur bashkë prej vitit 2011 dhe u lidhën zyrtarisht në fejesë në shkurt të vitit 2013 kur ai i dhuroi një diamant prej 7 karat. Nick tashmë në moshën 34 vjeç, ka thënë po poshtë një kurore lulesh të bardha dhe lejla zgjedhur nga e dashura e tij si ngjyra të preferuara të saj, në bregdetin e Santa Barbara ambjent të hapur vetëm për ceremoninë intime të çiftit.

Pranë tij ishin familjarët, njerëzit më të ngushtë dhe shokët e grupit Backstreet Boys në rolin e dëshmitarëve. Kjo është martesa e parë për të pas lidhjeve të turbulluara dhe shumë të përfolura me Willa Ford dhe Paris Hilton. Pak ditë pas muajit të mjaltit, Nik do ti rikthehet turneut të Backstreet Boys sëbashku me miqtë e tij A.J, Brian, Kevin dhe Kowie të cilët prej vitit 2012 nuk mund të quhen më “boys” duke parë statusin e tyre por që djemve u bën komod të jenë akoma Backstreet Boys.