rita ora

Një bashkëpunim mes Rita Orës dhe Prince

Është moment kur muzika dhe moda nuk kanë qenë kurrë më parë në sintonitë të tillë si sot. Rita Ora dhe Prince, plus Roberto Cavalli! Pasi këngëtarja na la pa frymë me bukurinë e saj në fushatën publicitare për koleksionin vjeshtë – dimër 2014 -15, nën firmën e stilistit të madh Italian Roberto Cavalli, Rita vjen më një tjetër dhuratë për të gjithë adhuruesit e saj tashmë nga e gjith bota. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka njoftuar për një super bashkëpunim me yllin e muzikës Prince.

rita ora

Ndonëse nuk ka ende një material video Rita ka dashur që ta bëjë publike lajmin për këtë super bashkëpunim që do të jetë një këngë e rrymës rap dhe do të regjistrohet së shpejti, e po shumë shpejt do të regjistrohet dhe klipi I këtij bashkëpunimi. Ky single do të jetë dhe ai që do të plotësojë albumin më të ri të yllit të pop-it për më pas ta publikuar atë e ta nxjerrë në shitje. Pjesë e këtij albumi të Ritës janë Dj.Calvin Harris, Gwen Stefani dhe autori mit i “Purple Rain”, Prince. Të shohim rezultatet dhe si do pritet ky bashkëpunim nga fansat e panumërt të Rita Ora.