Një Vizion Në Kairo

Reflektojnë kontrastet e shtetit të tyre. Përdorin traditat dhe shohin të ardhmen.
Janë arkitektët egjiptianë të sotëm që i japin përgjigje “glocal” nevojave reale. Nga Kairo pritet gjithçka përveçse të flitet për design. E imagjinojmë si një qytet të vjetër në një vënd të caktuar të Afrikës.
Të mbingarkuar ashtu siç do edhe tradita e tyre me dekoracione mediorientale. Por kryesisht kaotike. Me kalimin e kohës çdo gjë ndryshon por jo duke u larguar shumë nga origjina.
Trafiku i tmerrshëm i makinave të vjetra të riparuara në mënyrën më të mirë të tyre, pushtojnë rrugët që ndodhen midis ndërtesave qeveritare moderniste dhe pallateve moderne, palma dhe minaret e lashta. Pastaj papritmas një takim surprizë në një lloj “fuori salone”(panairi i Milanos) shumë të organizuar.

Jemi në rrugën El Muiz. Lagja islamike më antike, vend në të djathtën e Nilit, me dyqanet e zanatlinjve më të famshëm të vëndit, aty ku ndodhen dhe xhamitë si ajo e Hasan Al Sha’rawi Kathuda, Al-Hakim, Baquq. Darka mbledh një numër të madh piktorësh të cilët shfaqen në rrugë të ekspozojnë pikturat e tyre dhe të gatshëm të bëjnë portrete të çastit. Në pallatet e fisnikëve si Suhaymi, Kharazati dhe Mostafa Gaafar është mbajtur në qershorin që sapo ka kaluar “+ 20 Egypt Design”, demostrimi i kuruar nga Design Partners në të cilën janë paraqitur mostra zanatlinjsh të vjetër të qytetit dhe mostra kontemporane nën udhëheqjen e Paola Navone.
Shumë agjensi egjiptiane të ftuara për të demostruar produktet e tyre të cilët edhe pse janë realizuar pjesa më e madhe në afrikën veriore me kosto shumë të ulët, kanë arritur tashmë një cilësi shumë të mire dhe të lartë. Një përkrahës i madh i këtij eventi që u zvillua paralelisht në Furnex (panairi i mobiljeve në Kairo) është Ahmed Aly Hemly, CEO i ndërmarjes së qytetit Meuble El Chark Factory që përveçse prodhon dyqind karrige në ditë, është e vetmja ndërmarje e cila prodhon drurin e harkuar në Egjipt.

 

Kolltuku i harkuar në kadife të kuqe është krijimi i fundit i Karim Mekhtigian për markën “Karassi + Karassi” e cila është brandi më i shtrenjtë i ndërmarjes.
Një design tjetër e takojmë pak më pas në Le Raid një hotel në rrugën El Muiz. Mekhtigian ka debutuar në Paris për herë të parë për tu rikthyer në atdhe. “Kairo është ispirimi im i parë” thotë shumë i qetë dhe vazhdon “ më pëlqen përzierja e kulturave.
Mësojmë nga design tradicionale duke mos harruar të shohim gjithmonë nga e ardhmja”. Më pas zbërthehet akoma më shumë duke thënë “Për të konkuruar në nivele globale nuk mjafton fuqia jonë industriale. Nuk mjafton të shesësh. Duhet kultura, duhet fuqia të krijosh një brand dhe këtu tek ne mungojnë”.

Stili i Mekhtigian mund të përshkruhet si “kujtim futuristik”. Përpunon stilet e kulturës egjiptiane, një lloj dekorimi me pjesë gjeometrike, por që kërkon vazhdimisht një ekuilibër në thjeshtësinë minimaliste. “Design më i mirë është ai që dialogon me kontekstin” thekson ai, “në mënyrë që të rrisë preçisionin e gjërave”. Duke vëzhguar produktet si karriget Soheimi për Alchemy ose tavolinën Taktouka për Mohm, vihet re kuptimi i fjalëve të tij. Shahira H. Fahmy një design e re në Kairo, mendon në të njëjtën mënyrë me Mekhtigian për sa i përket rimëkëmbjes krijuese mbi traditat dhe nuk trembet nga rizgjimi modern i të “shëmtuarës së lashtë”, përkundrazi, për të është një sfidë. “Aktualisht jam e ispiruar nga ndërtimet popullore në tulla të kuqe të periferive tona”, shpjegon ajo. “Pluhuri dhe ndotja e ajrit, problem kostant në Kairo, nuk i shkatërrojnë. Ky është motivi pse vendosa të përdor të njëjtat tulla në projektet e mija komerciale dhe publike”. Sigurisht nuk është i vetmi stil në gjuhën e saj arkitekturale dhe mjafton të vesh këmbë në restorantin i cili ndodhet në qëndër të Kairos dhe që ajo e ka pronë të saj “Tamarai restaurant & bar”(tamarai-egypt.com) për të vënë re këtë gjë, ose e vëren më mirë akoma nëse bën një xhiro nga qëndra më e re e hapur në kryeqytetin egjiptian “Designopolis” ku janë përdorur produktet si tavolina dhe librari të projektuara nga ajo vetë duke përdorur një gërshetim drurësh tradicional të quajtur mashrabeya. “Janë objekte të lindura nga studimet e zakoneve të jetës sociale”, vazhdon Fahmy. “Thjeshtësia kreative” është kjo e domosdoshmja e Cherif Morsi.

Një design tjetër i ri dhe ky por i rritur vërdall nëpër botë, ndjen se ka një mision: “Të arrij maksimumin me minimumin e teknologjisë”. Rrëfen se admiron Jasper Morrison sepse realizon mobilje që në të ardhmen do jenë të stilit klasik. “Më pëlqen të punoj për brand Italianë”. Industria egjiptiane po fillon vetëm tashmë të kuptojë sa e rëndësishme është të pozicionohesh në markatat globale në të cilat teknologjia është gjithmonë e më shumë ekonomike. Por nuk ka akoma etje për design” përfundon ai. Mahnit me teknologjinë e lartë Amr Helmy. “Dashuroj kur çdo gjë kthehet në skulpturë” shpjegon ai para një kafeje në tavolinë me ne. Në Furnex ka prezantuar guzhina me elementët në lartësi, dushe për banjot me dredha, mobilje për zyra dhe shezlonë për lounge bar me dru tëndryshëm të gjithë të harkuar. Detyrë e vështirë? “Më shumë. Ishte si të martoje një qenush me një mace”. Proçedura për ti ngjitur drurët me njeri tjetrin ishte një sfidë e fortë por që e fituam” thotë ai. Kështu që nuk është një rastësi që “Corian shop” i parë që u hapet në qëndër të Kairos në shkurt të vitit 2011 mbajti firmën e tij. “Një design i mirë shet gjithmonë” përfundon Helmy duke u përshëndetur me ne.
Do jetë vallë kjo motoja e viteve që vijnë për sistemin prodhues egjiptian?