santorini

Një vizion nga Santorini

Fira, Oia, Kamari, Perivolos dhe uji i verdhë, mrekulli për të mos u humbur pa vizituar. Alternativat për destinacione turistike në ditët e sotme janë të shumta, por padyshim Santorini mbetet një opsion i pa zëvëndësueshëm.
Ishulli më jugor në arkipelagun e ishujve vullkanik të detit Egje, është ndoshta zona më tërheqëse e gjithë Greqisë. Bukuria e tij spektakolare, së bashku me dinamikën e jetës së ditës por pa harruar edhe atë të natës, e ka bërë ishullin një nga pikat e nxehta turistike më të lakmuara të Evropës.

santorini

Santorini nuk është gjë tjetër veç ajo çka mbeti nga një shpërthim i madh vullkanik para shumë vitesh. Fira, zona më e rëndësishme e ishullit Santorini, është vendosur në majë të një kodre. Bari i Frankos, i njohur për pamjen e vet fantastike që vështron përmbi limanin e vjetër, ka hyrë në listën e “Bareve më të mira të botës” nga revista Newsweek.
Shumica e vizitorëve qëndrojnë në Kamari dhe Perivolos. Ata zakonisht shkojnë në Fira me eskursione që përfshijnë një udhëtim me barkë në vullkanin lokal dhe një larje në ujin e verdhë që ka marrë ngjyrën nga squfuri vullkanik. Në kthim, shumë vizitojnë Oia, vendosur në anën veriore të ishullit.

Santorini_greqi

Oia mburret me pamje më të pasur të kalderës dhe perëndimet e paharrueshme. Plazhet e Perisës dhe Perivolos janë praktikisht të lidhur, plot me kafene dhe klube vallzimi. Shumë vizitorë vijnë të lahen këtu pasi është një vend ku Egjeu është i qetë dhe disa nga plazhet kanë rërë të pazakonshme të errët. Ndërsa shërbimet mund të jenë të kushtueshme, ushqimi është i mrekullueshëm. Peshku shpatë në Tavernën e Petros rekomandohet më së shumti. Jeta e natës është shumë e gjallë pasi në rrugën qëndrore të ishullit ku gjejmë lokale nga më të ndryshmit, ka vizitorë të cilët kalojnë mbrëmjen deri në orët e para të mëngjesit në shoqërinë e alkolit dhe të muzikës.

ishulli_Santorini

Bukuria e ishullit u shfaq në ekranin e madh në filmin e vitit 2001, atë të Lara Kroft: ”Sulmuesi i varreve” ku interpreton Angelie Jolie, film që u xhirua në Oia, por jo vetëm nga ky film, së fundmi Elvana Gjata, një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare ka realizuar në ishullin e Santorinit klipin e këngës “Afër dhe larg”, klip i cili na bëri shoqëri duke dhuruar pamje nga ishulli magjepës për gjatë gjithë verën e vitit 2011. Fjalët janë të tepërta për bukuri përrallore të tilla, konstatim i cili mbështetet nga çdokënd pasi viziton Santorinin.

santorini_ishull_greqi