Noizi

Noizy në një set fotografik me Fadil Berishën

Rreperi Noizy është duke realizuar një set fotosh me fotografin e mirnjohur shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha. Një ndër këto foto, këngëtari në fjalë ka vendosur ta publikojë në Instagram, duke falenderuar fotografin Fadil Berisha, për punën e tij të shkëlqyer dhe realizimin e këtyre fotove.

Ndërsa nga ana tjetër, Noizy nuk lë pas dore projektet e tij muzikore, pasi këto ditë do të publikojë këngën më të re, ku këtë herë ka ardhur në bashkëpunim me kushëririn e tij, Altin Sulku dhe pritet të ketë të njëjtin sukses si këngët e tjera të reperit. Kënga e tyre titullohet “Gipsy lover”, e cila do të publikohet në orën 20 : 00 të datës 18 nëntor, kështu është shprehur Noizy në rrjetet e tij sociale duke informuar fansat për publikimin e ri.

Nga Ardi Collaku