Noizi

Noizy u rikthehet koncerteve

Pas aksidentit të tre ditëve me parë, rreperi shqiptar Rigels Rajku u është rikthyer club-eve për të performuar live.Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari në llogarinë e tij në Instagram ku ka ftuar të gjithë shqiptarët për t’iu bashkangjitur mbrëmjen e së shtunës në një Club në Firenze.

Performanca e tij në këtë club nate ka vërtetuar edhe njëherë se shëndeti i tij po rikuperohet çdo ditë e më shumë. Noizy u aksidentua me makinë mbrëmjen e së enjtes në autostardën Tiranë – Durrës në vendin e quajtur rreth – rrotullimi i Fllakës.

Nga Kristi Ndoka