Nora Istrefi

Nora kujdeset për beben në bark

Është këshilluar sigurisht se ecja i bën shumë mirë foshnjës dhe Nora e ka marrë shumë seriozisht këtë punë duke ecur sa më shumë të mundet.
E veshur vetëm me atlete dhe një fustan të gjatë komod si dhe me një pamje natyrale në fytyrë pa make-up absolutisht, Nora kohëve të fundit ka ecur më shumë se zakonisht për shëndetin e bebes në bark që duhet të lindë shumë shpejt.

Nora Istrefi
Ndonëse më parë, këngëtarja ruante dhe nuk ekspozonte barkun, tani më ajo nuk e ka këtë kompleks, pasi në muajt e fundit të shtatëzanisë ajo ka postuar shumë foto me barkun e fryrë në rrjetet sociale duke marë gjithashtu dhe shumë komplimenta nga fansat e saj pasi ka arritur të ruajë gjithesi format perfekte që jemi mësuar ta shohim këngëtaren prej kohësh.
Madje, duket se me fustanin që është në foto ndjehet më rehat dhe ka preferuar ta vesh më shpeshë.
Ka mbetur vetëm edhe pak kohë që Nora të sjellë në jetë princeshën e vogël dhe duket që kjo shtatzani po shkon më së miri për këngëtaren.

Nga Amela Muca