origjina-e-parfumit

Origjina e Parfumit

Origjina e parfumit i ka fillesat e saj në djepin e lindjes së largët, është përdorur më parë në ritet fetare i djegur për nder të zotërve, për nder të perëndive, parfumet lëshonin një tym aromatik që ngrihej në qiell, i cili i mundësonte në njëfarë mënyre lidhjen shpirtërore me botën qiellore.

Kështu lindi edhe origjina e fjalës aromë, ndryshe “parfum”, e cila vjen nga latinishtja “per fumus” që do të thotë “me anë të tymit”. Djegia e substancave të ndryshme bënte që njerëzit në atë kohë, në njëfarë mënyrefalenderonin hyjnitë. Mendohej kështu që aromat e këndshme të përhapura në ajëri largonin atyre të këqijat dhe sëmundjet epidemike. Përdorimi i parfumit u bë profan. Kleopatra dhe luftëtarët e saj filluan të spërkasnin trupat e tyre me aromat e ndryshme. Hapi i ardhshëm ishte zbulimi i distilimit nga arabët. Në mesjetë, banja dhe larja në përgjithësi u braktis dhe filloi të bëhej i tepruar përdorimi i parfumit. Për të korrigjuar mungesën e higjienës, u shfaqën kështu ujrat e parfumosur, fillimisht në Hungari, pastaj shumë më vonë kolonjat e tregtuara nga tregtari i parë i parfumeve Jean-Marie Farina. Mënyra e parë për të veshur një parfum ishin dorezat elegante të zonjave aristokrate pas shek:XVIII në francë, Angli dhe Itali. Parfumi i parë i prodhuarenkas ishte ai i gruas së mbretit Luigjit të XVI, damës franceze Maria Antonieta. Ai quhej “Jicky”, i përket vitit 1689 dhe është një nga më të shiturit edhe në ditët e sotme të shekXXI. Parfumi është shumë më tepër se një substancë materiale. Kjo është një lloj “gjenialiteti” që ju lejon të krijoni shtatë lloje të mëdha funksionesh: “funksioni i shenjtë” në lidhje me zotat duke përfshirë edhe lidhjet shpirtërore. Aroma e edenit shkruan Muhamedi “Ku njerëzit gëzohen për një jetë plot kënaqësi, ku vajzat dhe djemtë të marrin ata që mbanin shallrat aromantikë të cilët parfumi i bëri të shenjtë. “Funksioni i hijeshisë”rritet në parfum, është aristokratike, por është edhe një shenjë e begatisë. Bizhuteri, veshje, parfum dhe ishin më të hijshëm se çdo lule e natyrës. “Funksioni i joshjess” parfumi është konsideruar si ndërtuesi më i fuqishëm i joshjes, si Eau de Hongrie parfumi që i lejoi mbretëreshës së Hungarisë në moshën 70 vjeçare, të bënte për vete mbretin e Polonisë. “Funksionin e kënaqësisë” parfumi sjell ekstazi dhe kënaqësi. Parfum sipas Madame Bovary Honais do të thotë të habisësh intelektin dhe të shkaktosh ekstazi tek të tjerët. “Funksioni i vitalitetit” erë që jep forcë, është vaji aromatik që i dha forcë dhe besim atletëve të Greqisë së lashtë. Parfumi është pastrues i ajrit dhe i shpirtit. Ndikon në gjëndjen e humorit. “Funksioni i identitetit” i jep një identitet personit i cili mban një parfum të caktuar. Një karakter, një emër të dytë. Parfumi ngjall gjurmë tek ju, praninë e një personi edhe kur nuk është. “Funksioni i shmangies” parfumi të kujton vënde të largëta, herë të kaluara, persona të largët. Kjo është historia e parfumit, i cili në ditët e sotme është bërë i domosdoshëm për të gjithë.