ornela muti

Ornela Muti preferon bisturinë jo botox-in

Aktorja e njohur italiane, Ornela Muti një ndër femrat më të bukura të skenës, pranon se është në tundim për të kryer apo jo një ndërhyrje estetike për here të parë. Në një intervistë për revistën “Grace” aktorja ka thënë se pavarësisht se bukurinë e ka në gen, kirurgjia plastike është një alternativë për të qëndruar sa më e re.

ornela muti

Aktorja preferon më mirë bisturinë sesa botox-in, sepse fytyrat e fryra i duken të tmershme. E pyetur për vajzën e saj, Naike, e cila shpesh poston foto nudo nëpër rrjetet sociale, Ornela ka thënë se: “E admiroj lirinë dhe zemrën e saj, ka një ndjeshmëri të jashtëzakonshme. Naike është fëmija që ka pasur historinë më të vështirë, sepse ka lindur kur isha vetëm 18 vjeçe dhe pa babain përreth.

ornela-muti

Unë kurrë nuk kam bërë rolin e nënës me të, por kam qenë shoqja dhe bashkëpunëtorja e saj më e mirë”. Ndërsa 39-vjeçarja Naike ka deklaruar kohë më parë se disa prej fotove nudo ia ka bërë vetë mami Ornella duke e konsideruar atë miken më të ngushtë.