Pamela Anderson

Pamela Anderson ftesë për darkë Putinit

Pamela Anderson, një nga personazhet e njohura të filmit “Baywatch” i ka bërë një kërkesë urgjente për darkë Presidentit rus, Vladimir Putin.
Përmes një letre, të publikuar në website-n e saj, kanadezja 48 vjeçare i kërkon shefit të Kremlinit të flasin nga afër për mjedisin dhe të drejtat e kafshëve.

Pamela Anderson
Anderson u shpreh e gatshme për të udhëtuar në Moskë dhe nëse Vladimir Putin është i zënë, ajo nuk do të ndjehej keq po të bisedonte me Ministrin e Burimeve Natyrore dhe Mjedisit, Sergey Donskoy.
Megjithëse idea e ish-modeles së Playboy për të ndarë bukën me Presidentin rus, duket disi e çuditshme, ajo e ka një arsye.
“Federata ruse – shkruhet në letrën e saj – ka një ndikim të madh për çështjet e mjedisit dhe kafshëve – duke iu referuar veçanërisht ndihmës së Moskës për të ndaluar kërkesën për lekurën e fokës nga Kanadaja, ku çdo vit ekzekutoheshin me qindra këlyshë.

Nga Valbona Hoxha