bicikleta ne paris

Paris, shpërblim për ata që…

Kush do të shkojë në punë me bicikletë do të fitojë 25 cent për çdo kilometër.

Kjo do të ndodhë në Francë, ku ministrja e Mjedisit, Segolen Rouajal e bëri masën publike, që do të zbatohet muajt e ardhshëm e cila do të inkurajojë përdorimin e bicikletës.

bicikleta ne paris

Aktualisht vetëm 5 % e francezve zgjedh bicikletën për të shkuar në punë. Shpërblimi do të vijë pikërisht nga kompanitë ku ata punojnë, që në këmbim do të kënë një ulje të taksave nga Shteti.

Kjo është pjesë e paketës së masave kundër ndotjes. Janë të paktën 20 kompani, të cilat prej një viti, po eksperimentojnë, duke u paguar kontributin kilometrik të gjithë punonjësve që përdorin bicikletën, për në punë.

Duke iu referuar këtij shembulli, Ministrja e Mjedisit do të shtrijë këtë inisiativë në të gjithë vendin.

Më 27 Shtator, parisi ndaloi lëvizjen e makinave, në zonat perreth kullës Eifel dhe Shonz Elizesë. Franca ka përqindjen më të lartë të makinave me naftë në Europë.

Nga Elio Hasa