10721400_738792612868736_2120594543_n-620x930

Peliçat, mjalti i stinëve të ftohta.

Përfundimisht pak komformiste, por as shumë rebele. Peliçet pasqyrojnë atë që quhet “bon ton” të viteve gjashtëdhjetë dhe mungesën e informacionit të viteve shtatëdhjetë duke i quajtur ato aksesorë për zonjat e niveleve më të larta të shoqërisë asokohe të cilat i përdornin peliçat jo vetëm për të ndjerë ngrohtësinë gjatë dimrit por edhe për ngritje niveli duke zgjedhur më të kushtueshmet.

Shumica e zgjedhjeve biente në ato ngjyrë mjalti, kafe e errët apo gri duke qenë se ishin edhe më të kombinueshme në ditët e përditshme apo takimet në sallonet e çajit midis zonjave të aristokracisë së atyre viteve. Në kohët e sotme stilistët e sjellin peliçen edhe në këpucë apo çizme me takë por dhe të sheshta qofshin ato.

Doreza lëkure veshur me peliça vetëm në brëndësi apo dhe të tëra në larmi ngjyrash. Kohët e fundit luksi i shfrenuar ka sjellë dhe çanta, mbrojtëse iphoni, varëse e vathë, rripa por gjithashtu veshje krijuar me dorë nga ata që janë “zanatlinjtë” e punimeve me dorë. Vera Wang nuk lejon të mungojë ky detaj në krijimet e vjeshtë-dimër të të gjithë viteve të fundit.

Një patriot tjetër i peliçave është dhe Mario Cerutti, Daniele Michetti, Bruno Magli, Ottavia Failla, Jimmy Choo, të cilët sjellin me lëkurat e kafshëve të rralla, krijime luksi dhe me kosto marramëndëse për femrat e shekullit të 21 që nuk mund të mos kenë në garderobën e tyre punime të tilla për stinët e ftohta që po afrojnë.

Kemi parë edhe në tapetet e kuq plot personazhë që janë prezantuar përpara blicëve të qindra fotografëve, me fustanë të krijuar posaçërisht për to nga stilistët më lart përmendur, me lëkura të veçanta dhe punime dore të cilat kanë bërë të pozicionohen në vëndet e para të klasifikimeve “best dresses”.

Nga Orsela Shkreli