Rita Ora

Për çfarë nuk i pritet Rita Orës?

“Mezi po pres”.
Kështu shkruan këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, në një postim në llogarinë e saj në Instagram, teksa ka publikuar këtë foto duke bërë kështu kurjoz miliona ndjekës që ajo ka në llogarinë e saj.

Rita Ora
Në këtë imazh, 25 – vjeçarja shfaqet provokuese, teksa pozon me një veshje prej rrjete e cila ka marë komplimente nga më të mirat në kohë rekord.
Ajo ndodhej në Shangai si e ftuar speciale në lançimin e produktit më të ri të nxjerrë në treg nga një firmë pijesh alkoolike.
Në këtë dalje publike Rita Ora u shfaq ndryshe edhe në look duke ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve në disa ngjyra njëkohësisht.
Pamja e veçantë e këngëtares në këtë aktivitet, mund të ketë qenë edhe arsyeja se përse Ritës mezi po i pritej të dilte përpara publikut që priste këngëtaren prej orësh duke mbajtur rradhët që të ishin sa më pranë saj.

Nga Aida Budo