Bleona Qerreti

Përse Bleona nuk bëhet nënë? Mësojeni arsyen

Këngëtarja e cila po bën famë në tregun muzikor botëror, Bleona Qereti vazhdon që nëpër intervista të rrëfejë copëza nga jeta e saj private që askush nuk i dinte më parë.

Bleona Qerreti
Si personazh publik që është sigurisht se zgjon kurreshtjen e publikut për të mësuar për jetën e saj profesionale dhe aq më shumë jetën private.
Shumë nga ne pyesin, se përse Bleona nuk mendon të ketë një fëmijë apo një familje si gjithë koleget e saj.
Por, ajo ka një përgjigje dhe këtë e ka treguar në intervistën e dhënë së fundi për revistën Class.
“Sigurisht! E mendoj çdo ditë! Më duhet të gjej personin e duhur për baba”- ka thënë Bleona e pyetur se a ka menduar ndonjëherë të bëhet nënë.

Bleona Qerreti Vip

Ajo ka vazhduar duke thënë se: “Të sjellësh në jetë një fëmijë është përgjegjësi e madhe dhe në momentin kur ti je vetë një qenie e kompletuar, atëherë mund të sjellësh dikë tjetër në jetë”.
Duket se këngëtarja momentalisht është e dhënë pas karrierës dhe suksesit, ndërkohë që planet për ndërtimin e një familjeje apo lindjen e një fëmije janë për një moment tjetër.

Nga Klajdi Shero