Charlene

Pritja e ëmbël e Charlene

Pas një periudhe të gjatë mungese, princesha është rikthyer në publik. Shfaqet më rrezatuese se kurrë pranë bashkëshortit të saj Alberto, në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë në jetën e saj. Kishte kohë që Charlene e Monakos nuk ishte shfaqur në publik, më saktë që nga dita kur shpallën lajmin e shtatzanisë për të njoftuar se një fëmijë do vij së shpejti në familjen reale.

Charlene

Që nga ai moment ajo ishte larguar nga shfaqjet publike duke mos u paraqitur as në ngjarjet sociale apo kokteilet e organizuar në pallatin mbretëror me rastin e festivalit të televizionit të Monte-Carlos që u zhvillua së fundmi, gjithashtu ajo nuk u shfaq as në udhëtimet e të shoqit Alberto i dytë, në vizitë zyrtare në Hollandë, vizitë për arsye politike por që ai pritej të ishte i shoqëruar nga bashkëshortja.

runway_albania

Disa ditë më parë, princesha u shfaq në publik përkrah bashkëshortit të saj, të shoqëruar dhe nga motra e tij Carolina për përurimin e një kopshti dedikuar nënës së tyre, Grace Kelly-it. Në këtë dalje në publik media komentoi se princesha dukej e lodhur dhe në homor jo të mirë.

princesha Charlene runway

Me sa duket, më së fundmi shqetësimet e muajve të parë të shtatzanisë kanë kaluar dhe kjo ka bërë që princeshës ti rikthehet buzëqeshja. Të paktën kjo ishte përshtypja e lënë në media gjatë inaugurimit të klubit të yacht-eve në Monte-Carlo ku ajo shoqëronte të shoqin dhe nuk u largua nga ai për asnjë moment duke i qëndruar atij në krah dhe gjatë gjithë kohës e buzëqeshur.

princesha Charlene

Ajo kishte zgjedhur një fustan të bardhë me prerje të buta të cilat vinin në pah barkun e saj dhe linjat perfekte pavarësisht shtatzanisë. Pas thashethemeve të pafundta nisur që nga kohët kur thuhej se Charlene dëshironte të arratisej pak para dasmës së saj, apo hidhërimet e shumta pas martese të cilat herë pas here u bënë pjesë e kopertinave më të rëndësishme nëpër mediat rozë, duket se qetësia ka kapluar familjen reale dhe ata janë më të lumtur se kurrë.

princesha dhe princi