george cloney

Pse meshkujt duhet të mbajnë mjekër?!

Teoritë e ndryshme e të mbajturit mjekër për meshkuujt sa vijnë edhe bëhen më interesante. Në ditën ndërkombëtare të mjekrës në rrjetet socialë kanë dalë një sërë arsyesh se meshkujt që mbajnë mjekër tërheqin më shumë vemëndje se ata që nuk e mbajnë atë.

Ja disa arsye:
1.Ngrohtë në dimër, freskët në verë. Jo vetëm që mund t’ju mbrojë në ditët e ftohta nga dëmtimi i lëkurës tuaj, por me pak ujë gjatë ditëve të plazhit do t’ju ndihmojë të ndjeni freski në fytyrë.
2.Dukeni më i zgjuar. Meshkujt që rrisin mjekrën e tyre lënë përshtypjen e meshkujve të zgjuar, meshkujve që ndihen mirë me veten, kanë siguri dhe karakter të fortë e teksa flasin fjalët e tyre merren më seriozisht.
3.Tërhiqni vëmendjen e të tjerëve. Kur ju jeni duke ecur në rrugë njerëzve ju bëni më shumë përshtypje sesa kur nuk keni mjekër. Vetvetiu syri i tyre shkon tek paraqitja juaj e kjo e ju bën të dukeni më interesant tek të tjerët dhe më tërheqës.
4.Femrat do të donin të bëni seks me ju, gjatë gjithë kohës. Kur ju keni mjekër, femrat do të donin të qëndronin në intimitet me ju sa më gjatë të jetë e mendur. Madje, më shumë sesa ju e imagjinoni.
5.Njerëzit do mendojnë se ju jeni pjesë e ndonjë bande Rock-u. Ndoshta nuk do të vinë t’ju marrin autografe e të shkulin flokët përpara jush, por me siguri do të ngjani si një pjestar i ndonjë bande të rëndësishme Rock-u. Kjo nuk është aspak negative e femrat do ta pëlqejnë shumë.
6.Ju dukeni shumë seksi. Të kesh mjekër do t’ju bëjë të ndiheni të sigurtë dhe më mirë se kushdo tjetër në rrugë. Dhe në fund të fundit, çfarë do të dëshiroje tjetër përveç kësaj?

Nga Emilda Mushketa