Brad Pitt

Pse mungonte Brad Pitt në dasmën e Clooney-t?

Aktorët më të famshëm të Hollywood-it, Brad Pitt e George Clooney njihen për miqësinë e ngushtë midis tyre, madje përflitej se Brad do të ishte dëshmitar në dasmën e Clooney, por ai jo vetëm që nuk ishte dëshmitar, por mungoi edhe në dasmë. Por pse çifti Brad Pitt e Angelina Jolie munguan në dasmë?

Ky është edhe “misteri” i vetëm i dasmës së George Clooneyt dhe avokates Amal Alamuddin. Brad Pitt ende nuk është shprehur për mungesën e tij në dasmë, por një burim për revistën “E! News” ka deklaruar se mungesa e Brad dhe Angelina ka qenë vetëm për arsye pune sepse të dy janë shumë të zënë me projektet e reja. Sipas të njëjtit burim, pavarësisht se çifti i famshëm mungoi në ceremoninë e dasmës, nuk harruan të dërgojnë dhuratën e tyrë, e cila ka qenë një shishe verë “Chateau Miraval” për ciftin Clooney Alamuddin.

Nga Amela Muca