ricky_martin

Ricky Martin në Sidney me 2 binjakët e tij

“The Voice Australia” është në prag të nisjes dhe këngëtari portorikan Ricky Martin është një ndër anëtarët e jurisë së këtij talent show. Ai u fotografua teksa mbërriti në aeroportin e Sidney në formë të shkëlqyer së bashku me 2 binjakët e tij 5 vjeçarë Matteo dhe Valentino. Binjakët e tij kanë lindur nga një grua sorrogado në gusht të vitit 2008.

ricky_martin

Ricky dhe partneri i tij, Carlos Gonzalez i dhanë fund marrëdhënies në muajin janar pas 5 vitesh bashkëjetesë. Zëdhënësi i yllit të muzikës, i cili në vitin 2010 pranoi homoseksualitetin e tij pas shumë vitesh spekulime tha për revistën “People”,“ Ricky dhe Carlos i dhanë fund marrëdhënies së tyre, por ato qëndrojnë të bashkuar dhe ndajnë eksperiencat bashkë”.Tashmë që Ricky është rikthyer në Australi javët do të jenë të zëna sepse së shpejti në Channel Nine nisin episodet live të talent show-t “The Voice Australia” dhe ne do kemi mundësi ta ndjekim yllin portorikan në ndonjë nga ato performanca si vetëm ai di të falë për fansat e tij, në netët finale të spektaklit të talenteve australianë.