ricky martin

Ricky Martin tregon muskujt

Këngëtari i famshëm, Ricky Martin, nuk e ka patur kurrë problem të tregojë format e tij trupore në rrjetet sociale apo edhe në postera për revista të ndryshme botërore.

Këtë herë, 44 – vjeçari ka ndarë me fansat në Instagram një foto nga pushimet që po kalon në Puerto Rico duke lënë me gojë hapur fansat e tij dhe duke marrë komente nga më të mirat poshtë fotos së postuar.

ricky martin

I veshur vetëm me rroba banje, Martin tregon plot krenari muskujt dhe formën e tij perfekte fizike duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm tek fansat të cilët janë shprehur duke endërruar takimin me yllin e “Livin La Vida Loca”.

Nga Aida Budo