rihanna_ikone-e-modes

Rihanna Fashion Icon

Një vlerësim i ri për Rihanna por këtë herë nuk ka të bëjë me muzikën. Bëhet fjalë pës mënyrën e saj të të veshurit. Ylli i popit ka fituar titullin e CFDA Fashion Icon Award 2014 për impaktin që ajo ka pasur në industrinë e modës, ka shpjeguar kështu Steven Kolb administratori i CFDA. Rihanna do të marë këtë trofe më datë 2 qershor 2014 në ambjentet e Lincoln Center, ku edhe do të mbahet ceremonia e CFDA Fashion Icon Award 2014. Në të kaluarën ky çmim i ka shkuar edhe modeles Kate Moss, këngëtares Lady Gaga gjithashtu edhe aktores Nicole Kidman.