images

Rihanna pothuajse e zhveshur

Rihanna ka parakaluar në tapetin e kuq direkte pasi u nderua me çmimin “Fashion Icon” i cili jepet çdo vit nga Këshilli i Stilistëve të Amerikës dhe ashtu sikurse gjithmonë, ajo ia arriti qëllimit që të gjithë sytë e të pranishmëve në ceremoni të drejtoheshin tek ajo. Bukuroshja 26-vjeçare mbante një veshje shumë provokuese që linte pak vend për imagjinatë pasi ishte e tëra e tejdukshme. Një fustan pothuajse transparent i stilistit Adam Selman me një total prej 216 mijë gurësh kristale Swarovski të ngjitura mbi copën trasparente. Fustani, që vezullonte i mbuluar i gjithi me kristale, nxirrte në pah një fizik të mrekullueshmëm të këngëtares.

rihanna-swaroski-dress
“Jam rritur në një ishull të vogël dhe nuk kam patur shumë kontakte me botën e modës, por aq sa mbaj mend “fashion” gjithmonë ka qenë një mekanizëm mbrojtës për mua”, tha Rihanna. Këngëtares iu dorëzua “Fashion Icon Awards” nga kryeredaktorja e revistës Vogue America Anna Wintour dhe sigurisht parakalimi i saj në tapetin e kuq vështirë se do të harrohet. Të nderuar më parë me këtë çmim nga grupi CFDA kanë qenë edhe Lady Gaga, Kate Moss, Nicole Kidman dhe Johnny Depp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *